Zbulohen 2,3 trilionë metra kub gaz

schedule07:41 - 4 Shkurt, 2020

schedule 07:41 - 4 Shkurt, 2020

Në rajonin midis Saih Al Sidra në Abu Dhabi dhe Jebel Ali në Dubai, rezerva të mëdha gazi, janë zbuluar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në llogarinë e tij personale në “Twitter” Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sunduesi i Emiratit të Dubait njoftoi janë zbuluar  2,28 trilionë metra kub rezerva të reja gazi.

“Një marrëveshje bashkëpunimi strategjik u nënshkrua mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit (ADNOC) dhe Autoritetit të Furnizimit të Dubait me qëllim të zhvillimit të burimeve të gazit në zonën midis emirateve të Abu Dhabit dhe Dubait, si pjesë e një projekti të përbashkët të quajtur Jebel Ali Project”, shtoi ai.

ADNOC do të investojë dhe furnizojë teknologji dhe ekspertizë për të zhvilluar dhe prodhuar burime të zbuluara të gazit, përveç kryerjes së analizave dhe eksplorimeve të reja në rajon për të vlerësuar më shumë burime të gazit dhe për të kryer një studim përfundimtar të kostos së prodhimit të tij, sipas marrëveshjes. Kjo shënoi zbulimin e dytë të madh të gazit natyror në EBA në tre muajt e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!