Zbulohen 2 yjet e kombëtares franceze që ishin të lumtur për përjashtimin e Benzemas nga Botërori 2022

schedule22:51 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 22:51 - 19 Dhjetor, 2022

Dy lojtarët kryesorë francezë reaguan pozitivisht ndaj vendimit të trajnerit për të dërguar në shtëpi Karim Benzema.

Sulmuesi i Real Madrid u përfshi në aplikimin për Botërorin, por u dëndua pak para fillimit të turneut. Benzema u largua nga vendi i kombëtares dhe shkoi në shtëpi pa luajtur kurrë në Katar.

Sipas gazetarit Romaine Molina, vendimi për përjashtimin e 34-vjeçarit nga skuadra është miratuar nga sulmuesi Antoine Griezmann dhe portieri Hugo Lloris, të cilët konsiderohen si drejtues në dhomën e zhveshjes.

Skuadra franceze pa Karim Benzema arriti në finale, ku humbi nga Argjentina me penallti. /G.D abcnews.al/