Mund ta fitojë Këpucën e Artë. Kristiano Ronaldo po e tregon veten në Arabinë Saudite, por titullin kampion as nuk mundet që ta ëndërrojë.
Skuadra e tij, Al Nasr, edhe pse ishte në gjendje t’i jepte 200 milionë euro në sezon, për 3 vjet me radhë nuk mundet t’i siguroi trofeun.
Disfata e radhës, ishte tepër e hidhur sepse u pësua në shtëpi, dhe superylli portugez pati përballë ish-shokun e tij të sulmit tek Reali, Karim Benzema.
Edhe pse Al Nasr kryesoi 2-0 ndaj kryesueses së kampionatit, Al Itihad, sërish fitorja nuk u arritj, madje u pësua humbje.
Vetë CR7 nuk mundi të shënonte asnjë herë, edhe pse mban vendin e parë në renditjen e Këpucës së Artë në Ligën Profesioniste saudite me 23 gola.
Autorë për vendasit ishin Sadio Mane dhe Ajman Jahja në pjesën e parë.
Pas pushimit, Benzema nisi përmbysjen për Al Itihadin, që u plotësua me rrjetat nga Kante dhe pikërisht në minutën e katërt shtesë me autor Husem Auarin.
Për fat të keq, mbrojtësi I kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, nuk mundi të kthehej në fushë këtë herë, edhe pse ishte parashikuar se do të ishte në përbërje të ekipit.
Mitaj nuk pati mundësi të ulej as në stol, ndërsa shpresohet që të bëhet gati sa më shpejt./abcnews.al