Nje adoleshent në Muriz të Lushnjes dyshoi se këto tjegulla nuk ishin prej çative të fshatit dhe kishte të drejtë. Ai takoi doktorin e shkencave historike, Niko Ferra, I cili sapo I pa kuptoi se qeramikat ishin antike.
Ky është zbulimi i parë I këtij lloji në Lushnje. Shumë arkeologë ishin skeptikë, por rezultatet e gërmimeve po I befasojnë të gjithë.
Banesë, bazilikë apo strukturë tjetër e lashtësisë, cfarëdo që të dalë nga gërmimet, vërteton ekzistencën e një vendbanimi që daton 5000 vjet më parë.
Objektet e gjetura deri tani në zonë janë nga tre periudha të ndryshme, neolitike, ilire dhe antikitetit të vonë.
Venbanimi I lashtë gjendet mes gjetjeve të mëparshme në zonë dhe ndoshta në një degëzim të rrugës Engatia.
Zbulimi I jep zonës një perspektivë të papritur turistike, por infrastruktura ekziston, pasi zona ndodhet shumë pranë Belshit të Elbasanit, një destinacion I njohur për liqenet e shumta.
Ky është I pari zbulim arkeologjik i rëndësishëm në Lushnje. Studiuesit tashmë po presin të dhëna të reja historike me të cilat mund të zgjidhin misterin, se cili fis ilir ka banuar në zonë.


