Zbulimi i problemeve në tru, angiografia cerebrale nis të kryhet në “Memorialin e Fierit”

schedule16:12 - 29 Tetor, 2023

schedule 16:12 - 29 Tetor, 2023

Një ekzaminim mjekësor mini-invaziv që zbulon problemet tek enët e gjakut në tru u realizua me sukses tek një 69 vjeçare në spitalin “Memorial në Fier”.

Angiografia Cerebrale shpjegojnë mjekët është standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale dhe eliminon nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët.

Në spitalin e Fierit u krye nga një ekip multidisiplinar, neurokirurgë, radiologë dhe kardiologë,   shqiptarë dhe turq.

Kjo procedurë mjekësore më parë kryhej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga fillim i realizimit të saj shkurtin e këtij viti deri tani është ndërhyrë tek gjashtë pacientë./abcnews.al/