Në Durrës ka nisur puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Sondazhet po zhvillohen nga arkeologë të specializuar dhe synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe pjesën ku është mbështetur monumenti.
Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të kryhen sondazhet gjeologjike. Procesi pritet të zgjasë 10 ditë dhe ka për qëllim të zbulojë çfarë fsheh ky sit i trashëgimisë kulturore në nënshtresat e arenës së tij.
Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për zbulimin e plotë të amfiteatrit.
Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Projekti për ndërhyrjen rehabilituese dhe rijetësuese në zonën arkeologjike A&B të Durrësit pritet të prekë 200 godina.