Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kthyen magazinën në ‘shtëpi bari’/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, tre prej tyre punonjës të OSHEE-së

schedule08:24 - 11 Tetor, 2024

schedule 08:24 - 11 Tetor, 2024

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, tre prej të cilëve punonjës të OSHEE, pas zbulimit të një magazine të kthyer në një ambient për kultimivin e bimëve narkotike përmes llambave në Selitë. Në kërkim është shpallur një person ndërsa një 39 vjeçare është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

Katër të arrestuarit dhe personi tjetër në kërkim akuzohen se kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës në rrugën “Hamdi Pepa” , për kultivimin e drogës me anë të llambave. Ndërsa 3 punonjësit e OSHEE nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë operacionit u sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!