Zbulimi i madh në historiografinë shqiptare? Dalipaj: Dorëshkrimi anonimat i Elbasanit deri më sot supozohej i humbur

schedule09:24 - 12 Mars, 2024

schedule 09:24 - 12 Mars, 2024

Autori Agron Dalipaj e ka cilësuar gjetjen e fundit si zbulimin më të madh në historigrafinë shqiptare. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se dorëshkrimi anonimat i Elbasanit është ungjilli sipas Shën Andreut, i cili deri më sot supozoheje i humbur dhe pa kopje në të gjithë botën.

Dalipaj ka theksuar se së shpejti do të vijë i përkthyer në shqipen e sotme dhe në greqisht, nga albanologu i njohur, Nikos Stilos. Ai ka treguar dhe si është njohur me Stilosin, i cili është me origjinë nga Çamëria, por sot jeton në Gjermani.

“Albanologu Nikos Stilos është ortodoks nga Çamëria dhe së shpejti do të sjellë të përkthyer në shqipen e sotme dhe greqisht. Ai ëshë një nga kërkuesit më të mëdhenj të albanologjisë, por që nuk pranohet  nga Akademia e Shkencave.

Njohja me Nikon ka qene shumë e cuditshme dhe e bukur. një botues arvanitas kur u nxirrja libra në atë kohë dhe botoja revistën Iliria, më mori dhe më tha ‘Kam një libër bomb’. Edhe unë e lexova dhe gjeta dy mospërputhje në libër. Unë e mora në telefon por nuk e hapi, mora botuesin dhe më tha te numri i librit mungon një shifër. E mora në telefon dhe në një moment i thash që interpretimin e ke ndryshe në dy vende, ai më tha që ‘Ti je më i çmendur se unë’”, u shpreh Dalipaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!