Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pa ndarë e trashëgimisë shqiptare kulturore.
Prej 2 dekadash arkeologë shqiptarë dhe italian bëjnë kërkime intensive në këtë zonë.
Arkeologia dhe drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka thotë se zbulimet e sivjetshme përforcuan idenë se qyteti i Foinikes, identiteti e tij e ka në kodër, ku janë zbuluar edhe muret e një hapësire të madhe publike.
Surpriza e këtij viti është një mori figurinash, femërore.
Gjurmët e qytetërimit kaon, në Finiq ku tashmë njihet si kryeqendra e këtij qytetërimi shfaqen rreth shekullit të X.
Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë njëkohësisht udhëheqëse e kërkimeve në këtë zonë thotë se në këtë ndërtesë ka shtresëzime të periudhave
“Në këtë sezon sapo mbyllëm kërkimet në Finiq. Është një projekt që zhvillohet që në vitet 2000 me Universitetin e Bolonjës. Jemi në një hapësirë publike të periudhës Romake, e cila ka thuajse gjithë historinë e banimit. Duke filluar nga periudha helenistike me tarracën respektive. Me modifikmet që tarraca pëson në periudhën romake. Kemi fazën e Justinainit, në periudhën mesjetare, në të njëtën hapësira kemi disa instalime të vogla me karakter banimi.”
Qëllimi kryesor i një projekti pilot është përshtatja me teknologjinë e kohës, ku përmes bar-codeve monumenti të jetë në 3D dhe nga ana tjetër është muzualizimi i sitit përmes konsolidimit të mureve .
“ Ky është park arkeologjik dhe qëllimi i vizitorëve është që një pjesë e tyre të shikohen në mënyrë virtiuale. Besojmë impakti i prekshëm. Disa vite pjesë e këtij projekti pilot, restaurimi i pjesshëm, konsolidimi mirëmbajtëse, për t’i paraprirë sezonave të tjera. Ndërhyrje konsoliduesheme. Krijon qartësisht iden e strukturave, sipas periudhave historike.”
Kërkimet e tanishme nxorën në dritë edhe prerje monedhash në periudhën e Trajanit në shekullin e II dhe III- të erës sonë thekson specialistja
Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur.
Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar.
Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II p.k.r. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër./ABCNEWWS.AL/