Qyteti antik i Antigonesë që mendohet të jetë themeluar nga Piro i Epirit në shekullin e tretë para lindjes së krishtit, mund të jetë edhe më i hershëm.
Arkeologë, studiues shqiptarë dhe italianë, në përfundim të ekspeditës disa mujore, thanë se gjetjen janë impresionuese dhe mund të çojnë në rishkrimin e historisë.
Profesori i universitetit të Maceratës tha se është zbuluar një banesë me arkitekturën e saj origjinale si edhe disa objekte prej qeramike e monedha që ofrojnë panoramë më të plotë të qytetit antik.
Ndërsa Mariglen Meshini, nga institute i trashëgimisë kulturore theksoi se është ende herët për data të sakta, por gjetjet janë premtuese.
Misione të tilla shërbejnë jo vetëm në njohjen dhe daljen në pah të historisë së qyteteve antike, por njëherazi janë shtysë për shtimin e ofertave turistike që ofron Gjirokastra.
Aktiviteti, i organizuar nga Universiteti i Maceratës dhe Instituti i Arkeologjisë i Tiranës, bashkë me Drejtorinë e trashëgimisë kulturore te Gjirokastrës synoi jo vetëm prezantimin e gjetjeve, por edhe trajnimin e studentëve si dhe promovimin e zhvillimit të turizmit kulturor./abcnews.al


