Zbulim i rëndesishëm i ekspeditës shqiptaro-amerikane në Karaburun

schedule18:48 - 12 Korrik, 2019

schedule 18:48 - 12 Korrik, 2019

Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan, kanë bërë të mundur zbulimin e amforave në thellësitë e ujërave të Karaburunit.

Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se janë gjetur amfora të paktën 2500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë. Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakoëski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Që nga viti 2004, RPM ka bërë hartën në det të hapur të bregdetit në Shqipëri për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijonte një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet’, tha kryetari i këtij fondacioni James Goold.

Nëse gjenden mbetjet të kësaj natyre, ajo do ta vendosë këtë zbulim si anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar’, tha arkeologu Polakoëski.

James Goold, e konsideroi vendin si një nga më të rëndësishmit të të gjithë zbulimeve me një perspektivë historike dhe arkeologjike.

Ai gjithashtu tha se se do jetë e nevojshme kërkimi i mëtejshëm i zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!