Zbrazëti, funerale dhe trishtim: Kronikë nga një qytet pas tragjedisë

schedule15:19 - 30 Nëntor, 2019

schedule 15:19 - 30 Nëntor, 2019

Përfundojnë opeacionet e kërkim – shpëtimit. Bilanci tragjik: 51 të vdekur, 41 të mbijetuar, mbi 900 të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrënojat e hotelit ”Mira Mare”, në plazhin e Durrësit. Pas kontrollit të të gjitha rrënojave në Durrës dhe Thumanë ekipet e kërkim –shpëtimit përfunduam punën e tyre. ” Nga rrënojat u nxorrën 51 viktima përmes operacioneve, ku morën pjesë 250 efektivë të  kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut , BE, SHBA”,  bëri sot me dije Ministriae Mbrojtjes.

Operacionet  e  kërkim–shpëtimit u mbyllën duke bërë një punë të jashtëzakonshme, heroike për katër ditë me rradhë. Ata nxorrën nga rrënojat  41 të mbijetuar, ndërkohë që tërmeti plagosi 913 persona.

Dita e shtunë (30.11) ka sjellë edhe viktimën e parë të tërmetit në Tiranë, që ndërroi sot jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra në kokë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Post Tërmeti- Modeli  gjerman

Trishtimi, dhimbja dhe shkatërrimi  mbretërojnë këtë fundjavë në  Durrës  dhe në Thumanë. Të mbeturit gjallë po organizojnë funeralet për përcjelljen e fundit të njerëzve të dashur që ua morri tërmeti, ku janë të pranishme edhe autoritetetet më të larta të vendit në nderimin e lamtumirës së fundit.

Fundjava e gjen qytetin bregdetar të Durrësit, normalisht plot gjallëri, të heshtur dhe të zbrazur. Frika nga tërmetet që vijojnë ka bërë që banorët të largohen drejt qyteteve të tjera  të sigurta, ku ata kanë të afërm dhe miq;  një pjesë ka shkuar në vendet fqinjë, kryesisht në Itali dhe Greqi, ku kanë familjarë emigrantë, me ekonomi tanimë të konsoliduara nga puna prej më shumë se 25 vitesh.

Rrënojat e ndërtesave të rrëzuara  nga tërmeti janë ende të pahequra. Ato janë shtuar nga shembjet e reja të godinave të dëmtuara, që rrezikojnë të bien që nga dita e premte (29.11) dhe mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Tonelata me pllaka betoni, shufra hekuri,  me arsenalin e të jetuarit në apartamentet e dikurshme të familjeve të zhdukura janë dëshmia e jashtme, e dukshme e fatkeqësisë.

Kryemnistri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, (30.11)  tha se për  inertet mund të ndiqet modeli gjermam i krijimi të zonave ekologjike.

„Gjermanët kanë krijuar kodra me inerte, që i kanë quajtur kodra të memories duke i shtuar një përmasë të gjelbër zonave të shkatërruara plotësisht. Duhet të pëgatisim një planpër këtë në bashkëpunim me arkitektë të huaj”, tha kryemnistri Rama.

Para drejtësisë ndërtues dhe supervizorë abuzues.

Verifikimi i pallateve dhe godinave, që u rrëzuan nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar 50 viktima dhe  dëme të mëdha materiale  ka nxjerrë në dritë, se ato i përkasin ndërtimeve të pas vitit 1990. Në mënyrë paradoksale ndërtimet e para viteve 1990 kanë rezultuar të qëndrueshme dhe të paprekura nga tërmeti.  Ky fakt flet qartë se kompanitë e ndërtimit, që mbinë si kërpudhat pas shiut në rreth tri dekada post-komuniste nga marzhi i lartë i fitimit, kanë abuzuar  në përdorimin e kodeve europiane , të detyrueshme për mbrojtjen nga tërmeti.  Në mënyrë kriminale  kompanitë abuzuese kanë përdorur  cilësi të ulët të betonit dhe hekurit, për të shpenzuar sa më pak dhe rritur sa mëshumë fitimet. Krahas ndërtuesve të tillë një zinxhir abuzuesish të tjerë: supervizorë dhe bashkiakë që kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh kur në godina janë shtuar kate më shumë sesa  leja e  dhënë nga bashkia duke e bërë godinën vulnerabël ndaj tërmeteve.

Kryeministri Rama tha në mbledhjen e qeverisë, se abuzuesit do të dalin para drejtësisë.

“Për ata që ndërtojnë për fitim sanksionet do të jenë të tmerrshme dhe pa hapësië për gjykatësit. Burg për supervizorët, arkitektët, ndërtuesit që abuzojnë. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit që u deformojnë projektin do të dënohen”, theksoi kryeministri Rama. DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!