Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishat”.
Në flagrancë shtetasi Bledar Arapi, ndërsa u shpall në kërkim Elger Uka. Ky i fundit, kishte marrë me qira një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të policisë në një banesë trekatëshe, të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.
Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino./abcnews.al


