TIRANË- Krimi i organizuar ka sofistikuar metodën e komunikimit, por paralelisht me këtë organet hetuese kanë rritur edhe shkallën e reagimit duke i goditur ato dhe duke i ekspozuar para ligjit.
Së fundmi është zbërthyer edhe aplikacioni i njohur si “Matrix”, ku në të rezulton se është përdorur dhe gjuha shqipe.
Gazetari Trashgim Sokolaj, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se mbërritja e këtyre materialeve dhe komunikimeve që janë kryer në aplikacion do të shkaktojë një tërmet të mirëfilltë.
“Mbërritja e këtyre materialeve nga ky aplikacion në Shqipëri do ketë një tërmet të vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”, tha ai./abcnews.al