“Zbërthehen” vëllezërit Beqiraj, zbardhet masakra e “Don Boskos”

schedule12:10 - 4 Tetor, 2022

schedule 12:10 - 4 Tetor, 2022

Vrasja e Erjon Çelës në “Don Bosko” dhe plagosja e katër të tjerëve është zbardhur nga prokuroria. Gjithçka ka ndodhur pas marrjes n╒ pyetje të vëllezërve Beqiraj në Durrës, të cilët kanë treguar detaje.

Në lidhje me këtë, policia pritet të dalë në një konferencë për shtyp në mesditën e sotme.

Kujtojmë se Erjon Çela u vra më 4 Janar 2022. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit.

Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të  Traumës për të dalë jashtë Tiranës.

Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.

Kush janë vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj: Vetëm një ditë më parë, emrat e tyre u artikuluan në media për një ngjarje të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Një përplasje mes një motori dhe makine, shkaktoi një konflikt mes 6 personave, të cilët u konfliktuan fizikisht ndërsa një prej tyre më pas u mor peng për disa minuta. Në motor ishin pikërisht dy vëllezërit Beqiraj.

Dy vëllezërit pas ngjarjes shkuan në komisariatin e policisë, ku pretenduan para hetuesve se konflikti ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorit me automjetin dhe në debat e sipër degradoi në dhunë dhe pengmarrje. Por autoritetet dyshonin se nuk bëhej fjalë për një konflikt të çastit pasi palët kishin njohje dhe mund të kenë pasur konflikte të mëparshme. Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vrasja në Don Bosko: Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në zonën e Don Boskos në Tiranë mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve ndodheshin në tavolinë me të në një lokal të zonës. Në mesin e të plagosurve ishin edhe Edmond Crrojn dhe Blerim Çela daja dhe vëllai i viktimës. Autorët qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet dhe më pas u larguan duke humbur gjurmët.

Aleksandër Laho, apo “Rumi i Shijakut” mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të 2019-s pranë mbikalimit të Shkozetit. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!