Zbarkojnë emigrantët e anijes “Diciotti”, nën hetim Salvini

schedule09:24 - 26 Gusht, 2018

schedule 09:24 - 26 Gusht, 2018

Ka nisur zbarkimi i të 137 emigrantëve të anijes “Diciotti”, pas 5 ditësh të ankoruar në Levante në portin e Katanias. Të parët që zbritën ishin 12 të rinj, të cilët u morën nga personeli i Kryqit të Kuq Italian. Pas identifikimit, ata do të transferohen me autobus në Messina, duke pritur shpërndarjen e ardhshme, sipas së cilës 100 do t’i marrë  Kisha Italiane, 20 do t’i presë Shqipëria dhe po kaq Irlanda.

Ndërkaq Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është hetuar nga Prokurori i Agrigentos për rrëmbim, shpërdorim detyre dhe arrestim të paligjshëm. Nën hetim është gjithashtu edhe kreu i Kabinetit të Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorëve, ata kanë privuar në mënyrë të paligjshme nga liria personale refugjatët që të zbresin nga anija “Diciotti” e cila ishte ankoruar në portin e Katanias.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, sipas të cilit është turp që të hetohesh se po mbron italianët.

“Është e turpshme të hetoheh se mbron italianët, nevojitet reforma e drejtësisë” – u shpreh Salvini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!