SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.
Me urdhër të SPAK, janë zhvilluar kontrolle në disa zona, ndërsa janë lëshuar katër urdhër-arreste në kuadër të hetimeve.
Zhdukja e Klevis Lleshit u denoncua nga nëna e tij në gusht të 2020 dhe në dhjetor të po atij viti u zbuluan eshtrat e një personi nga banorë të zonës. Grupi hetimor kreu ADN e mbetjeve kockore të gjetura, për të identifikuar se kujt i përkisnin ato.
Më herët nëna e tij deklaronte se i biri mund të ishte rrëmbyer dhe vrarë nga hasmit, pasi në vitin 2013, Klevisit i ëshë vrarë babai, Xhavit lleshi e më pas xhaxhai, Hajredin Lleshi. Ajo ka deklaruar se prej afro 10 vitesh kanë hasmëri me familjen Hoxha./abcnews.al

