Zbardhet vrasja e Arben Mërkurit? Vëllezërit Beqiraj morën “kaparin”, kush e porositi dhe si iu afruan shënjestrës

schedule14:04 - 4 Tetor, 2022

schedule 14:04 - 4 Tetor, 2022

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj operacionin prej dy vitesh si vrasës ma pagesë në zonën e Durrësit dhe Tiranës duke marrë disa porosi për ekzekutimin e të paktën katër personave. Porosia e parë ishte marrë në Tiranë ku Kasandër Noga sipas policisë kishte kërkuar vrasjen e një personi dhe dy nipërve të tij në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Për shkak të ngatërrimit të objektivit, ata nuk u vranë, por gabimisht u ekzekutua Erjon Çela, më datë 4 janar të vitit të shkuar pikërisht në zonën e “Don Boskos”.

Vrasja e dytë, për të cilën kishin marrë porosi vëllezërit Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth. Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës ma pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit.

Lexo edhe: Porosi nga Kasandër Noga, si do të vrisnin vëllezërit “killera” tre persona në Tiranë, e gjithë veprimtaria kriminale

Policia thekson se nuk ka ende informacion për vrasjen e Mërkurit dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit kishin marrë 3 500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri sipas bluve të Durrësit.

Policia thekson se porosinë për vrasjen e Mërkurit e kishte thënë Kevin Zeneli.

Mes 14 të arrestuarve të këtij grupi janë edhe një punonjës policie dhe edhe një ushtarak, të cilët gjenin armët dhe lëndët shpërthyese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!