LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur më 14 mars në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”. Për këtë rast u arrestua një 22-vjeçar, ndërsa 5 të mitur (15-17 vjeç), tre prej tyre nxënës të shkollës, u proceduan penalisht.
Sipas hetimeve, autorët kanë hyrë në ambientet e shkollës pas mesnate, kanë dëmtuar dyert dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin e kamerave të sigurisë.
Pajisjet u transportuan me një automjet “Volkswagen” dhe u fshehën në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 16 prej pajisjeve të vjedhura.
Grupi hetimor dhe prokurori vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al


