Zbardhet grabitja e një taksisti në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim katër shtetas gjeorgjianë si autorë të kësaj ngjarjeje të ndodhur me datë 4 Tetor në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje./abcnews.al


