Eglantina kërkoi ndihmë, vëllai e vrau pa hetizim: Abc New zbardh dosjen e ngjarjes që bujshme në Tiranë

schedule11:45 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:45 - 17 Shtator, 2020

Zbardhet vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës për vrasjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”  për Faik dhe Shkëlzen Bucin.

Në vendin e gjykatës thuhet se nga policia gjyqësore janë përpiluar vendimet për kryerjen e ekspettimit mjekoligjor për eshtrat e gjetura në Malin me Gropa, më datë 14.09.2012 dhe 21.09.2012.

Në eshtrat e skeletit u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara nga veprimi kryesisht pas vdekjes, i faktorëve të ndryshëm, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht me mjete, po kështu u vënë re disa shenja djegie, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, citohet në dosje.

Vërtetimi se eshtrat e gjetura disa vite më parë në Malin me Gropa i përkasin Eglantina Bucit u bë pas krahasimit me ADN-në e nënës së saj.

Krahasimi i këtij ekspertimi, paraqet lidhjen gjenetike Nënë-Bijë (për dhjetë lukset të cilat janë të përbashkëta me dy kiteve të PCR-së, identfiler KIT të përdorura nga pala kosovare dhe NGMSELECT KIT të përdorur nga ana jonë) me profilin gjenetik të përftuar nga pjesa kockore ekzaminuar”.

Në vendimin  siguruara nga abcnews.al se thuhet edhe se si lindi konflikti mes Eglantina Bucit dhe familjarëve te saj.

Në dosje citohet ndër të tjera: “Eglantina nuk ka pranuar të fejohet me personin e zgjedhur nga ai për fejesë. Ky fakt ka çuar në largimin nga shtëpia të shtetases Eglantina Buci me personin që ajo ka dashur dhe kur është larguar ka marrë një sasi parash nga shtnia.

Pas kallëzimit të Faikut për largimin nga banesa të vajzës së tij Eglantinës, policia ka arritur të gjejë Eglantinën dhe pas kryerjes së procedurave ligjore e kanë dërguar në qendrën e rehabilitimit në Linzë Tiranë.

Konfliktet mes Faik Bucit dhe vajzës së tij kanë vazhduar dhe pasi kjo e fundit ka shkuar të jetojë tek xhaxhai i saj Bashkim Buci, duke mos mbajtur asnjë kontakt me familjen e saj, si dhe duke ju ruajtur atyre pasi kishte frikë për jetën e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe shtetasi Faik Buci është mbështetur nga djali i tij i madh Shkëlzen Buci ku kanë kërcënuar dhe bërë presion Eglantina Bucit. Në këto kushte Shkëlzen Buci i ka kërkuar shokut të tij M.T. (dëshmitari i mbrojtur), që të krijojë lidhje intime me Eglantinën me qëllim që ajo të afrohej përsëri me familjen e saj. Faik Buci i ka dhënë M.T. një unazë për t’ja dhënë Eglantinës që ti premtonte fejesë asaj. Nga rrethanat e zhvillimit të dinamikës ditën e ngjarjes shpjeguar nga M.T. rezulton se Shkëlzen Buci, ka marrë për të pirë kafe Eglantinën duke e marrë me të mira dhe duke mos i dhënë e asnjë shenjë për qëllimin e tij për ta vrarë. Pas ndodhjes së ngjarjes sipas shpjegimeve të MT. rezulton se autori i dyshuar Shkëlzen Buci, ka takuar babain e tij Faik Buci ku kanë biseduar veçmas tij (M.T.) dhe të dy bashke e kanë kërcënuar më pas me jetën e tij dhe të familjes së tij, për të mos kallzuar këtë vrasje në polici, Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera dhe nga dyshime të arsyeshme, rezulton se shtetasi Shkëlzen Buci ka kryer vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, në dijeni dhe me porosi të babait Faik Buci, i cili gjithashtu ka kërcënuar për të mos kallzuar Gjithashtu ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Faik Buci ka tentuar në një rast të vrasë dëshmitarin e mbrojtur M.T. vajzën e tij Eglantina Buci, por për shkak të shmangies së Eglantinës, nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij.

Faik Buci duke patur në trungun e tij familjar vajzën e tij Eglantina Buci, nuk ka kryer asnjë njoftim apo kallzim mbi zhdukjen e Eglantinës. Rezulton se i dyshuari Shkelzen Buci ka paramenduar të gjitha veprimet, që nga krijimi i marrëdhënieve afruese dhe besuese me motrën e tij Eglantina Buci, takimet dhe orientimet e shokut të tij M.T. për këtë qëllim, sigurimi i armës së krimit, automjetin dhe itinerarin e ndjekur, si dhe vendin e zgjedhur për kryerjen e vrasjes”.

Në dosjen e gjykatës është edhe dëshmia e dëshmitarit. Dëshmitari M.T ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së Eglantinës.

Në vendim thuhet se Shkëlzen dhe Faik Buci kanë debatuar me Bashkim Bucin, xhaxhain e Eglantinës, se përse ky i fundit e mbante në shtëpi.

Për të bërë të mundur lidhjen me të Shkëlzeni i ka dhënë numrin e telefonit të Eglantinës. Gjatë kësaj kohe ai ka filluar të komunikojë në telefon me l dhe e ka takuar herën e parë vetëm me Eglantinën. Ndërsa herën e dytë ajo ka marrë në takim edhe xhaxhain e saj Bashkimin. Me xhaxhain e saj është takuar tek lokal Fresku. Ndërsa herën e tretë është takuar në rrugën e “Dibrës” përballë “Shkollës së Bashkuar”, ku në këtë takim i ka dhënë Eglantinës një unazë të cilën atij më parë ja kishte dhënë babai i saj Faik Buci, që gjoja do të fejohej me të.

Pas disa kohësh duke qenë se Eglantina e shqetësonte në telefon në orët e vona të natës si dhe kanë filluar të interesohen për banesën e tij (të M.T.) duke qënë se nuk donte të rrezikonte familjene tij, pasi ishte i martuar, i ka shkëputur marrëdhëniet me Eglantinën.

Nga Shkëlzeni gjithashtu ka mësuar se Faiku, por edhe Shkëlzeni kishin debatuar me shtetasin Bashkim Buci, për arsyen se përse ai e mbante në shtëpinë e tij Eglantinën. Po kështu mban mënd se tek kafe “Europa” janë takuar Eglantina, Faiku, Shkëlzeni, djali me të cilin ishte larguar Eglantina pasi ajo kishte marrë lekët nga shpia, si dhe një djalë tjetër me emrin “Visi”, i cili ishte shoku i të dashurit të Eglantinës. Nga Shkëlzeni ka mësuar se takimi ishte bërë me qëllimin që personi të pranonte fjejesën me vajzën dhe familja ta pranonte këtë fejesë. Në përfundim të bisedës ata kishin rënë dakord për këtë fejesë. Që prej këtij takimi shtetasi Shkëlzen Buci ka rikrijuar lidhje me motrën e tij Eglantinën dhe ata komunikonin në telefon së bashku“.

Ai ka rrëfyer se në vendit të quajtur Qafë Mollë- Dajt Tiranë, Shkëlzen Buci ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë motrën e tij Eglantina Buci dhe se deri tek vendi i vrasjes Shkëlzeni e ka çuar motrën e tij (Eglantinën) me automjetin e tij.

Më tej shpjegohet momenti kur Shkëlzen Buci, merr motrën në makinë dhe nisen drejt Malit me Gropa. Në automjet është edhe dëshmitari, i cili rrëfen se çfarë ka ndodhur.

Me datë 19.01.2018 është bërë verifikimi i thënieve të shtetasit M.T. në deklarimin e datës 17.01.2018, ku ka spjeguar se perpara një periudhe 5-6 vitesh në afërsi të vendit të quajtur Qafë Mollë- Dajt Tiranë, shtetasi Shkëlzen Buci ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë motrën e tij të quajtur Eglantina Buci dhe se deri tek vendi i vrasjes Shkëlzeni e ka çuar motrën e tij (Eglantinën) me automjetin e shtetasit M.T. Po kështu M. ka treguar se ai është takuar me shtetasin Shkëlzen Buci dhe shtetasen Eglantina Buci në vendin e quajtur rreth rrotullimi i autobuzave tek IKV, në afërsi të lokal “Molla” dhe prej andej kanë vazhduar rrugën në drejtim të malit të Dajtit. Fillimisht është ndaluar tek rrethrrotullimi dhe pikërisht përpara lokalit “Hëna Blu”, shtetasi M.T. tregoi me gisht vendin ku ai ka hipur në automjetin që drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Buci dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej e ulur motra e tij Eglantina Buci. Mẽ pas kanë vazhduar rrugën për tu ngjti në mal të Dajtit, rrugë e cila është treguar nga shtetasi M.T., rrugë që është ndjekur ditën e ngjarjes nga automjeti që drejtohej nga Shkëlzen Buci. Pasi kanë vazhduar rrugën për në Dajt, është arritur tek hyrja e Parkut të Dajtit, ku shtetasi M.T., ka treguar me gisht drejtimin e lëvizjes që kanë ndjekur.

Gjatë kësaj periudhe ai (M.T.) ka pasur në përdorim edhe një automjet tjetër i cili ka qënë “Volksvagen Golf 2” ngjyra e bardhë me targa të reja “AA” të cilat nuk i kujtohen. Ky automjet ka qënë në pronësinë e një interesuar ti marrë makinën tip “Golf 2″ ngiyrë e bardhë Shkëlzenit, ka komunikuar automietin e tij tip Golf 2 ngjyrë e bardhë. Aty ka parë se në automjet në sediljen e parë të pasagjerit ishte ulur Eglantina. Ai (M.T.) ka hipur në automjet dhe është ulur në sedilien e pasme të tij. Në këtë moment Shkëlzéni i ka thënë se do të shkonin të pinin kafe dhe se nuk do të vonoheshin shumë. Kanë marrë rrugën në drejtim të malit. Pasi kanë marrë djathtas në drejtim të gurores, Eglantina i ka thënë Shkëlzenit i cili drejtonte automjetin Ça duam këtej, ku po na çon” dhe Shkëlzeni i ka thënë që “këtej është më qetë”. Pasi kanë kaluar vendin e quajtur “Guroret” në Dajt Eglantina është shqetësuar dhe i ka thënë Shkëlzenit “Mos më bësh gjë”.

Eglantina i ka thënë “Po përse këtej, ato që unë di ti kam thënë”, por Shkëizeni i ka thënë që “poshtë ti bërtet, mẽ mirë këtej”. Gjatë rrugës Shkëlzeni vazhdonte ta pyeste Eglantinën si: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove etj., dhe Eglantina i është përgjigjur se “Lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja” dhe biseda të tjera të ndryshme. Nga momenti që kemi kaluar “Guroret” dhe janë kthyer majtas në drejtim të Qafë Mollës, rruga ka zgjatur rreth një orës deri tek vendi ku Shkëlzeni ka ndaluar automjetin. Gjatë gjithë rrugës Shkëlzeni vazhdonte ti bënte presion Eglantinës me pyetje të ndryshme dhe një moment ajo (Eglantina) përpara se ai ta ndalonte automjetin i ka thënë “pranoj të fejohem me kẽ të doni ju, edhe sakat të jetë se kam problem”, por Shkëlzeni i ka thënë “e ke marrë rrugën e m….”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!