Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”, vaksinimi i plotë brenda pranverës 2022

schedule14:26 - 15 Shtator, 2021

schedule 14:26 - 15 Shtator, 2021

Socialistët do ta fokusojnë mandatin e tretë të qeverisës radhazi në 5 shtylla kryesore që nisin pikërisht me pasojat e dy goditjeve  më të mëdha që pësoi vendi  në 4-vjeçarin e shkuar.

E kështu pra 5 shtyllat kryesore të këtij mandati do të jenë rimëkëmbja ekonomike, mirëqenie për të gjithë, modernizim për zhvillim, familja dhe Shqipëri e fortë. Rimëkëmbja do të bazohet pikërisht në rikuperimin e pasojave që la pas tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e COVID.

Qeveria parashtron që në krye të këtij kapitulli se ndonëse fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, mënyra si përgjigjes ndaj tyre tregon shumë për familjen politike socialiste, përgjegjësinë kombëtare dhe vullnetin për të bërë shtet.

Një pikë që nënvizohet është sigurimi i vaksinës në mënyrë që çdo qytetar të ketë mundësinë të vaksinohet deri në pranverën e vitit 2022. Socialistët zotohen se të gjithë qytetarët që humbën banesat nga tërmeti do të bëhet me shtëpi të re, më të bukur dhe më të fortë se ajo që kishin përpara tërmetit, brenda vitit 2022

Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë.

● Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

● Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!