Lukaku në verën e vitit të shkuar mbërriti në Milano dhe u bë një nga më të mirët e Italisë dhe Evropës, duke udhëhequr Interin drejt finales së Europa League dhe kualifikimit në Champions League.
Ai padyshim konsiderohet si një prej lojtarëve kryesorë të Interit dhe zikaltërit nuk duan ta humbasin. Por kjo nuk do të thotë se nuk do vijnë oferta drejt tij. Guardiola mësohet se është i fiksuar pas belgut dhe në verë ka provuar ta blejë.
80 milionë euro kanë shkuar në adresë të Interit nga Manchester City, por milanezët kanë refuzuar menjëherë, duke mos i dhënë mundësinë anglezëve as të negociojnë për rritjen e propozimit. /abcnews.al