Zbardhet plagosja e 72-vjeçari në Shkodër, autori e përplasi me makinë më pas e qëlloi me çifte

schedule17:00 - 28 Gusht, 2021

schedule 17:00 - 28 Gusht, 2021

Shkodër – Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu Zef Pjetri 27-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia ka vënë në pranga autorin e kësaj plagosje. Ai është F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri.

31-vjeçari i arrestuar në fshatin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu.

Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!