Sokol Çelaj 58 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli, mëson se viktima ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.
Nga sa mësohet ka qenë një plumb që e ka kapur poshtë shpatullës së majtë i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa në mjet janë gjetur 8 dëmtime nga predhat e plumbave.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes dhënë në polici mësohet se është shprehur:
” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.
Nga këqyrja e vendit te ngjarjes dyshohet se autori ka qëlluar me armë zjarri automatik. Sokol Çelaj ka jetuar për 25 vite në Angli dhe me datë 18 gusht është kthyer në Shqipëri. Në Angli mësohet se kishte punuar si kuzhinjer.
Nga ana e policisë nuk ka një pistë konkrete pasi viktima nuk ka pasur konflikte. Grupi hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të vrasjes./abcnews.al/