Zbardhet ekspertiza e autopsisë së Davide Astorit

schedule16:50 - 6 Mars, 2018

schedule 16:50 - 6 Mars, 2018

Mjekët ligjorë në Udine kanë bërë publike ekspertizën e autopsisë së kapitenit të skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori.

Sipas ekspertizës, 31-vjeçarit i ka ndaluar zemra për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, prokurori që po ndjek çështjen, ka nënshkruar autorizimin që lejon kthimin e trupit te familja.

Davide Astori, kapiten i Fiorentinës dhe lojtar i kombëtares italiane ndërroi jetë ketë të dielën e 4 Marsit në një hotel në Udine. Ai ishte atje së bashku me skuadrën për të luajtur ndeshjen kundër Udinese.

Pas lajmit për vdekjen e tij, zyrtarët e Serie A shtynë të gjitha ndeshjet e mbetura që priteshin të luheshin atë ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!