Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Paskuqan ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Autori Dan Hutra plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj ndërsa vrau Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish bashkëshortes. Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur motrën e ish gruas dhe të fejuarën e vëllait të saj. Burimet bëjnë me dije se atij i është bllokuar kallashnikovi dhe ka nxjerrë thikën.
Më thikë ai ka plagosur ish gruan dhe nënën e saj. Sipas policisë, autori i ngjarjes së rëndë kishte pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007 në qytetin e Kukësit. /abcnews.al