ABC News ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 56-vjeçarit në Durrës i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura të moshave 9 dhe 13 vjeçe.
Mësohet se vajzat janë kushërira me njëra-tjetrën.
Njëra prej tyre, 13-vjeçarja është fqinje me 56-vjeçarin. Ajo i ka thënë familjarëve se në disa raste kur ka qenë vetëm dhe bashkë me kushërirën, ai i ka ngacmuar duke i thënë fjalë të turpshme.
Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur për qëllim t’i ngacmonte, por t’i përshëndeste me dashamirësi për shkak se janë fqinj.
56-vjeçari tashmë është arrestuar nga blutë e Durrësit./abcnews.al