Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoji: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

schedule08:59 - 2 Nëntor, 2019

schedule 08:59 - 2 Nëntor, 2019

Prokurori Arjan Ndoji ka dhënë dëshminë e tij të parë për hetuesit pas ngjarjes. Ai ka treguar se para atentatit ndodhej në një restorant duke drekuar. Ndoji ka pohuar se teksa ndodhej në restorant, aty ka mbërritur Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe një tjetër person.

“Më pas, pasi qëndruam pak u nisëm drejt Tiranës. Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharreni pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, ka pohuar prokurori, i cili ndodhet ende në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën së bashku me Pëllumb Muharremin.

Ky i fundit nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen për shkak të plumbit që ka marrë në nofull./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!