Abcnews.al ka mundur të zbardhë debate nga mbledhja pa kamera e Këshillit Politik, në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Gazetarja Esiona Konomi bën me dije se kreu i republikanëve Fatmir Mediu është shprehur i pakënaqur nga roli i këshillit.
‘Këshilli duhet të këtë rol më të madh. Ne duhet të mblidhemi edhe herë të tjera në mënyrë të vazhdueshme për të ndjekur punën e këtij grupi”, mësohet të jetë shprehur Mediu.
Ndërkaq, për Damian Gjiknurin duhet të ketë kompromis politik.
“Kompromisi politik përcakton qartë që këshilli ka për detyrë vetëm të autorizojë grupin e punës dhe ekspertëve. Kaq kemi rënë dakord. Nëse lind nevoja, s’na pengon gjë që të mbidhemi”, ka thënë Gjiknuri.
Nga ana tjetër, Mesila Doda ka kërkuar që edhe PDIU apo partitë e tjera të kenë ekpertët e tyre. Mirëpo, kjo kërkesë është rrëzuar, duke vendosur përfundimisht: Një ekspert nga PD, një nga LSI, një nga PS (Dritan Çaka), Rudina Hajdari dhe dy Kuvendi ( Gumi dhe Rusmajli).
Sakaq, Alban Zeneli është shprehur i kënaqur që në tryezë kanë pranuar njëri-tjetrin.
“Më vjen mirë që në këtë tryezë kemi pranuar njëri-tjetrin. Ky grup pune s’mund të kthehet në agjenci punësimi. Kaq eksertë janë mjaftueshëm”, ka thënë Zeneli./abcnews.al