Zbardhet biseda/ Zidane e harron në stol, Isco u qahet shokëve të skuadrës

schedule16:55 - 26 Tetor, 2020

schedule 16:55 - 26 Tetor, 2020

Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Barcelonës në transfertën e “Camp Nou”, ku të besuarit e Zinedine Zidane fituan me rezultatin 1-3. Madrilenët vinin në “El Clasico” pas dy humbjesh radhazi dhe ajo fitore shikohej si një kthesë për ta.

Gjithsesi jo të gjithë në kampin e galaktikëve janë të lumtur pas sfidës me katalanasit. Bëhet fjalë për Isco Alarcon, i cili nuk luajti asnjë minutë kundër Barcelonës. Kamerat kanë pikasuar një moment në stol, ku spanjolli bisedon me Marcelon dhe Luka Modric.

“Nëse unë jam në lojë, atëherë Zidane më zëvendëson në minutën e 50 apo 60-të takimit. Nëse unë jam në stol, atëherë ai mund të më aktivizojë në minutën e 80-të”, janë fjalët që mesfushori mësohet t’u ketë thënë shokëve të ekipit.

Kujtojmë që Isco është pjesë e Real Madrid që nga sezoni 2013/14, por në dy sezonet e fundit ai ka vuajtur shumë. Në këtë sezon ai është aktivizuar në vetëm katër ndeshje me Realin, gjithsej  vetëm 147 minuta në fushë. Edhe në vitin e kaluar ai luajti shumë pak, pasi Zidane i dha mundësinë të luante në vetëm 23 ndeshje në La Liga. /abcnews.al