Përfundon mbledhja, opozita: Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik

schedule18:30 - 23 Korrik, 2020

schedule 18:30 - 23 Korrik, 2020

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik e cila nisi në orën 17: 30. Abc News ka zbardhur një pjesë nga qëndrimi i opozitës lidhur me mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se opozita e bashkuar ka dënuar “show-n e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë.”

Qëndrimi i opozitës:

Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.

Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.” /abcnews.al/