Zbardhet axhenda e “Berlinit”, Merkel kokë më kokë me Ramën përpara samitit

schedule17:54 - 28 Prill, 2019

schedule 17:54 - 28 Prill, 2019

Zyra e shtypit e kancelares gjermane Angela Merkel ka publikuar agjendën e samitit të Berlinit që mbahet të hënën, në prani të presidentit Emanuel Makron dhe liderëve të vendeve të Ballkanit.

Sipas njoftimit të zyrës së kancelares, fillimisht zonja Merkel do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Një takim ky kokë më kokë që do të ketë formën e një interviste.

Më pas kancelarja gjermane do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që do të pasohet nga një tjetër bisedë dypalëshe mes saj dhe presidentit Makron e që më pas do t’ia lërë vendin konferencës së përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, pasi të mbërrijnë krerët e shteteve nga Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE Federika Mogerini do të nisë në tërësi samiti i Ballkanit Perëndimor, me një sesion pune dhe më pas një darkë pune.

Takimi do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet e fundit dhe stabilitetin në rajon, me theks të veçantë tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!