TIRANË- Hetimi për ish-shefin e operacioneles, prokurorin e Kukësit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe personat e tjerë të përfshirë ka nisur pas informacioneve të sjella nga Franca dhe zbërthimit të bisedave ne enchro chat dhe sky.
Është kapur një bisedë mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit ku Gjoka i kërkon të bëjë një vrasje. Në fillim Bajri thotë se e bën ai, por Gjoka i thotë jo.
Pastaj i ofron mundësi ose ta bëjë vrajsen një arab, ose një serb, apo dikush nga vende të tjera, por nuk realizohet edhe pse Gjoka i thotë se është gati të japë deri në 120 mijë euro.
Sipas dosjes hetimore, më pas Behar Bajri bie dakord me Gjokën që vrasjen do e bëjë Ervis Martinaj dhe Bajri do bëjë një vrasje për llogari të Martinajt. Pasi kryhet vrasja, Gjoka shkon edhe në varrimin e viktimës pasi vëllai i tij e kishte shok/ abcnews. al