Zbardhen vendimet e gjyqësorit/ Si u lirua Dan Hutra pas dhunës në familje

schedule15:17 - 2 Mars, 2023

schedule 15:17 - 2 Mars, 2023

Dan Hutra fitoi lirinë dy javë më parë pasi përfundoi dënimin për akuzën e dhunës në familje.  Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Gert Hoxha, 40-vjeçari u dënua me 1.6 muaj burg, por përfitoi ulje me një të tretën për shkak se ndaj tij u aplikua gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfunimishtr me një vit burg. Ai la ambientet e qelisë më 16 shkurt të këtij viti.

Referuar vendimit të gjykatës që ABC News e disponon autori i vrasjes së tre grave i kërkoi trupit gjykues që të jepte dënim minimal dhe të merrte parasysh që ai së shpejti do të bëhëj babai i një fëmije nga bashkëjetesa që kishte me Elenën.

Po kështu një tjetër rrethanë lehtesuese që paraqiti në gjykatë përmes avokatit të tij mbrojtës është edhe fakti që bashkëjtuesja dhe familjarët e saj hoqën dorë nga denoncimi për dhunën. Një tjetër argument që u pranua ishte edhe fakti që Hutra ka pretenduar se është personi i vetëm që duhet të kujdesej për nënën e tij të moshuar që hërë pas herë ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Gjatë kësaj kohe 40-vjueçari kërkoi ndryshimin e masës nga arresti në burg në detyrim paraqitje, por kjo kërkuesë u rrefuzua nga të dyja shkallët e gjykimit. Në përfundim të dënimit gjyqtari urdhëroi lirimin e Hurtës nga qelia në 16 shkurt të këtij viti pas përfundimit të dënimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!