Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Autoritetet kanë zbardhur tre raste të vjedhjes në banesa dhe nje tjetër rast të tentativës për vjedhjes. Policia e Elbasanit, sqaron se është vënë në pranga autori i dyshuar.
Ndërsa theksohet se rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, kapën dhe ndaluan shtetasin: 33 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari është autor i 3 rasteve të vjedhjes në banesa konkretisht:
-më datë 05.12.2024 ka vjedhur bizhuteri
-më datë 03.12.2024 ka vjedhur bizhuteri
-më datë 07.12.2024 ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.