Zbardhen emrat, kandidatët që do të votohen në Shkodër

schedule10:06 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:06 - 29 Shtator, 2020

Zbardhen emrat e kandidatëve për deputet nga dega e PD-së, në Shkodër të cilët do të votohen ditën e nesërme nga anëtarësia.

Mes emrave është edhe kryebashkiakja, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku.

Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit:

Dega Shkodër

1. ARBEN GJURAJ
2. ARTAN HAXHI
3. BARDH SPAHIA
4. BASHKIM RROJI
5. BENARDETA SYKU
6. BLENDI GJYLBEGAJ
7. EMILJANO PJETRI
8. FLORIAN BJANKU
9. GRETA BARDELI
1. HELGA SALLAKU
11. HELIDON BUSHATI
12.IMELDI SOKOLI
13.IZMIRA ULQINAKU
14.LEDINA MANDIJA
15.LORENC LUKA
16.MARK RUPA
17. NDOC ASHTA
18.NESTI KIRI
19.NEVILA BUSHATI
20.RAMIZ ÇOBAJ
21. ROMEO GURAKUQI
22.VOLTANA ADEMI
23.XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

1. GJOK ULDEDAJ
2. MARIN TUKAJ
3. PJETER LLESHI
4. ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe

1. ALDO GEGA
2. AUREL MARKAJ
3. ERMIRA COBAJ
4. FATBARDH ZEKAJ
5. RAMADAN LIKA

Dega Pukë

1. ANTONETA ZAJA
2. GEZIM VATA
3. HIL KOLA
4. LODOVIK HASANI
5. NDOC FASLIA
6. PREL GJONI
7. RROK DODA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

/abcnews.al/