Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Targeti”. Dy raste të vjedhjeve në 2 subjekte të kryera gjatë 2 muajve të fundit janë zbardhur nga Policia e Tiranës.
Autori 31-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa është identifikuar se gjithashtu në një prej rasteve të vjedhjeve ka përdorur thikë duke kanosur shitësin.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë);
-më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.
/abcnews.al/

