Zbardhen dokumentat, Berisha negocioi me rusët për ndërtimin e Skavicës

schedule20:40 - 13 Shkurt, 2023

schedule 20:40 - 13 Shkurt, 2023

Sali Berisha  e ka kundërshtuar fuqishëm projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës .Por dokumentat e zbardhura së fundmi tregojnë se në kohën që Berisha ka qenë kryeministër ka negociuar direkt me rusët për ndërtimin e këtij hidrocentrali

Dokumenti është një letër e dërguar nga ambasadori rus, Abramov për ministrin e Energjetikës në atë , Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së  e cila bashkëqeveriste prej 3 vitesh me Sali Berishën.

Letra është edhe në gjuhën ruse  dhe rezulton se është dërguar në dhjetor të vitit 2012.

Në letër  zbardhet fakti se ish-kryeministri Berisha është takuar në vitin 2012 me presidentin e kompanisë shtetërore  ruse të energjisë “RusHydro” Evgeniy Dod  me të cilin ka rënë dakord që kjo e fundit të ndërtojë një sërë hidrocentralesh në vend  midis të cilëve edhe Skavicën.

Kompania RusHydro  e kontrolluar nga shteti rus  rezulton prodhuesi i dytë më i madh i energjisë  në botë ndërkohë që në një takim të mëparshëm   kishte marë dakordësinë e ish-kryeministrit Bersiha për të hyrë në tregun shqiptar.Ambasadori rus në atë kohë i kërkon ish-ministrit Edmond Haxhinasto  që ti verë në dispozicion  dokumentacionin e duhur  në lidhje me zbatimin e projektit.

Aktualisht ky projekt i rëndësishëm për sistemin energjitik shqiptar do të ndërtohet nga kompania me famë botërore amerikane Bechtel, përmes një kredie të butë prej 500 milionë dollarësh. Kontrata është paparashikuar të ndahet në dy faza, ku në fazën e parë firma amerikane do të bëjë një studim të detajuar të projektit, teksa faza e dytë e kontratës parashikon ndërtimin e kësaj vepre madhore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!