Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar në Athinë, ja pistat ku po heton policia

schedule08:15 - 25 Shkurt, 2023

schedule 08:15 - 25 Shkurt, 2023

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarë 40-vjeçari shqiptar, duket sa kishte lidhje me një prej grupeve kriminale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari.

Në një artikull të publikuar së fundmi media greke shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live Neës”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Njëkohësisht, në deklaratën e tyre për autoritetet, familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve.

Ndërkaq dyshohet se efektivët janë pranë zbardhjes së çështjes. Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal.

Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti.

Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!