Zarf me pluhur të bardhë, kërcënohet me jetë djali i Donald Trump

schedule09:36 - 27 Shkurt, 2024

schedule 09:36 - 27 Shkurt, 2024

Një zarf që përmbante pluhur të bardhë u dërgua në shtëpinë e djalit të ish presidentit amerikan Donald Trump Jr. Trump Jr., djali më i madh i ish-presidentit Donald Trump, jeton në Florida me të fejuarën e tij Kimberly Guilfoyle.

Trump Jr hapi zarfin, e cila gjithashtu përmbante një kërcënim me vdekje. Një burim i njohur me rastin tha se rezultatet e testit të substancës ishin të paqarta, por se zyrtarët nuk besonin se ishte vdekjeprurëse,

Është hera e dytë që pluhur i bardhë i dërgohet djalit më të madh të ish-presidentit. Në vitin 2018, gruaja e tij e atëhershme, Vanessa, u dërgua në një spital të qytetit të Nju Jorkut pasi hapi një zarf drejtuar burrit të saj që përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Policia më vonë tha se substanca nuk ishte e rrezikshme.

Në mars 2016, detektivët e policisë dhe agjentët e FBI-së hetuan një letër kërcënuese të dërguar në apartamentin e vëllait të Donald Trump Jr, Eric në Manhattan, e cila gjithashtu përmbante një pluhur të bardhë që rezultoi të ishte i padëmshëm.

Zarf me pluhur të bardhë u dërguan gjithashtu dy herë në vitin 2016 në Kullën Trump, e cila shërbeu si selia e fushatës së Trump.

Ngjarje të tilla duke përdorur pluhur të bardhë datojnë që në vitin 2001, kur letrat që përmbanin lëndë vdekjeprurëse u dërguan me postë organizatave të lajmeve dhe zyrave të dy senatorëve amerikanë.

Për pasojë humbën jetën pesë persona.

/abcnews.al