Zarf me pluhur për çiftin Harry-Markle/Alarmohet Kensington Palace

schedule09:08 - 23 Shkurt, 2018

schedule 09:08 - 23 Shkurt, 2018

Një zarf me pluhur të bardhë brenda, i dërguar në adresë të princit Harry dhe partneres së tij Meghan Markle, ka vënë në lëvizje agjentët e sigurisë në Kensington Palace.

Sipas raportimeve të “Evening Standard”, zarfi dhe substanca që mbante brenda është kapur nga agjentët para se të binte në duart e çiftit. Pluhuri është dërguar në një laborator shkencor të specializuar, ku nga ekzaminimi ka rezultuar i padëmshëm. Sidoqoftë, detektivët e Scotland Yard kanë hapur një hetim.

Një rast i tillë u verifikua pak kohë më parë në Shtetet e Bashkuara, ku një zarf me pluhur u dërgua në shtëpinë e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Junior.

Bashkëshortja e tij kaloi në gjendje të fikëti pasi ra në kontakt me pluhurin, por nuk pësoi asnjë dëmtim serioz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!