“Zarf i dyshimtë” edhe për kryeministrin spanjoll, pas shpërthimit në ambasadën e Ukrainës

schedule13:35 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 13:35 - 1 Dhjetor, 2022

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka marrë një zarf të ngjashëm, me atë që shkaktoi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Pajisjet i janë dërguar gjithashtu një prodhuesi armësh në veri të vendit dhe një bazë e forcave ajrore në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Mësohet se kjo letër ka mbërritur më 24 nëntor -dhe policia është ende duke analizuar përmbajtjen.

Rikujtojmë se ditë e djeshme rreth orës 13:10 ndodhi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Një punonjës i ambasadës ka hapur zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spitalin Nuestra Senora de America.

Ambasada e Ukrainës në Madrid është mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe policia spanjolle po heton vendin e ngjarjes.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!