Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Gjipesë, nën hetim 4 administratorë në Himarë

schedule11:33 - 22 Korrik, 2023

schedule 11:33 - 22 Korrik, 2023

Katër administrtatorë plazhesh janë vënë nën hetim nga policia e Himarës pasi akuzohen se kanë zaptuar hapësirat publike në Gjipe.

Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për katër administrator, të cilët në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!