Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar në vend prej disa javësh, ku qindra metra katrorë janë ccliruar nga ndërtimet në kundërshtim me ligjin. Tirana ka qenë epiqendra e aksioneve të territoreve të zaptuara, ku kryeministri Rama ka ndarë video së fundmi nga zona të ndryshme ku vijon puna për shembjen e territoreve të ndërtuara ilegalisht.
Qytetarët kanë akses gjithashtu të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje në portalin ‘Hapësira ime publike’ ku deri më tani janë adresuar 8519 raste.

