“Zaptimet s’do lejohen”, Rama: Do krijojmë harmoni mes interesit të qytetarëve dhe shërbimeve

schedule08:54 - 21 Korrik, 2025

schedule 08:54 - 21 Korrik, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama,u ndal te aksionet për çlirimin e hapësirave publike.

Ai theksoi se aksioni do të vijojë, ndërsa synohet të krijohet një harmoni mes interesit të qytetarëve dhe atyre që ofrojnë shërbime apo bëjnë biznes në këto hapësira të vogla.

“Ky nuk është një proces, që synon dhe nuk merr parasysh këto, por duhet të krijojmë bashkëjetesë në harmoni të plotë mes interesit të qytetareve, ata që kanë të drejtë për hapësirat e tyre, për të ecur në këmbë, për të qëndruar në hapësirat komunitare dhe atyre që ofrojnë shërbime apo biznes të vogël në këto hapësira”, tha ai.

Ai pohoi se zaptimet e patolerueshme dhe që shkojnë kundër interesit të vendit nuk do lejohen.

“70% parimisht e trotuarit të jetë e lirë dhe 30% duhet të jetë për shërbimet. Ne jemi vend mesdhetar dhe është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Nga ana tjetër që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto të kthehen në zaptime dhe në presion ndaj komunitetit për të pasur jetën normale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!