E ardhmja e Nicolo Zaniolos te Roma, tashmë nuk është më e sigurtë. Pas disa ditësh, menaxheri i 23-vjeçarit, pritet të takohet me drejtuesit e Romës, për të diskutuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2024.
Deri më tani, prioriteti i lojtarit është rinovimi me “verdhekuqtë”, edhe pse deri më tani çdo përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve është shtyrë. Zaniolo, nga ana e tij dëshorin të qëndrojë në kryeqytet dhe pret një kontratë të konsiderueshme nga Roma, e cila në rast se nuk vjen mund ta detyrojë lojtarin të ndërrojë “shtëpi”.
Nga ana tjetër, klubet “big” të Serisë A janë hedhur në sulm për shërbimet e ish-interistit 23-vjeçar. Mes këtyre ekipeve është dhe Napoli, me trajnerin Spalletti, i cili vlerësohet shumë nga Zaniolo për mënyrën e tij të udhëheqjes. Një mosmarrëveshje me Romën, do të sillte buzëqeshje në Napoli, pasi De Laurentis mu ta “rrëmbejë” shumë kollaj ish-interistin, me një shumë të përballushme rreth 30 milionë euro.
Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të kuptuar se me cilën fanellë do të luajë Zaniolo në sezonin 2023-2024, pa harruar se edhe Juve dhe Milan kanë shprehur vazhdimisht interes për anësorin shpërthyes. /i.m /abcnews.al

