Padyshim gjithë vëmendja e futbolldashësve italianë gjatë merkatos së dimrit ishte te “fantazisti” i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili pas një “karvani” të gjatë polemikash u transferua te turqit e Galatasaray.
Mirëpo, kohët e fundit Zaniolo anësori i sulmit ka lënë të nënkuptohet se po përgatitet për një rikthimin në Italinë e tij të dashur dhe destinacioni më i mundshëm sipas mediave është Juventusi.
Ndërkaq, zërat për një rikthim në Itali i ka konfirmuar dhe vetë lojtari, teksa tha se i mundon shumë Italia dhe nuk jep garancinë se do të qëndrojë gjatë te Galatasaray.
“Nuk mund të garantoj që do të qëndroj te Galatasaray. Më mungon shumë Italia. Lamtumira nga Roma? Jam i zhgënjyer nga shokët e skuadrës.”,- tha Zaniolo për një rikthim të mundshëm në Itali. /i.m /abcnews.al