Në një letër të publikuar para disa ditësh drejtuar klubit të Romës dhe tifozëve, Zaniolo i premtoi besnikëri “verdhekuqve”, mirëpo situata tashmë ka ndryshuar dhe për 23-vjeçarin tashmë mund të nisë një aventurë e re larg Italisë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Zaniolo ka pranuar ofertën e gjigandëve turq të Galatasaray dhe tashmë dy klubet duhet të bien dakord për shifrën e transferimit të “fantazistit” italian.
Turqit ofrojnë 15 milionë euro dhe 7 të tjera në formën e bonusit, ndërsa “verdhekuqtë” e kryeqytetit pretendojnë se lojtari vlen minimalisht 30 milionë. Tashmë 2 klubet kanë kohë deri të mërkurën për të arritur marrëveshjen. /i.m /abcnews.al