Zaniolo dhe Tonali akuzohen për baste të jashtëligjshme, dyshja italiane: Vetëm poker dhe blackjack

schedule15:42 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:42 - 13 Tetor, 2023

Ushtrimi i paligjshëm i aktiviteteve të lojërave ose basteve të jashtëligjshme. Ky është krimi që Prokuroria e Torinos akuzon Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali në hetimin e basteve futbollistike. Rasti kontestues ësthë ai i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989. Më 12 teotr hetuesit vazhduan me sekuestrimin e telefonave celularë të cilët tani do të analizohen, në veçanti bisedat.

Prokuroria dyshon se prapa faqeve të jashtëlighshme të përmendura vepron krimi i organizuar dhe nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që nga hetimet të dalin emra të tjerë futbollistësh të përfshirë, të paktën një duzinë sipas informacioneve paraprake.

Në kërkim të gjurmëve dhe provave, bisedat do të jenë thelbësore dhe do të ekzaminohen, nga Zaniolo ashtu edhe nga Tonali.

Sipas “La Repubblica”, Zaniolo dhe Tonali të dy kanë pohuar se kanë luajtur vetëm poker dhe blackjack, dhe asnjë lloj tjetër basti sportiv të jashtëligjshëm./ h.ll/abcnews./al